Do rrëzohet në Kategorinë e Parë apo jo? Një shans i fundit për Tiranën, janari e afron me mrekullinë
Tirana ndodhet në një nga momentet më të vështira të historisë së saj. Ka ndodhur para pak vitesh që bardheblutë të rrëzohen në Kategorinë e Parë apo të kalojnë momente të vështira, por asnjëherë si tani që të jenë të dorëzuar tërësisht duke mbajtur vendin e fundit në muajin dhjetor. Tirana ndodhet në vendin e fundit me 10 pikë, Flamurtari vjen para tyre me 14 pikë dhe Bylisi gjendet në vendin e 8 me 18 pikë. Pra diferenca me vendin që të dërgon të paktën në Play Out, në vendin që Tirana ishte vjet dhe shpëtoi në ndeshjen me Pogradecin, është 8 pikë. Por të paktën janari duket se i buzëqesh paksa Tiranës. Fati i gjithë sezonit për bardheblutë do të vendoset pikërisht në janar....
Burimi:
sportekspres.com