“Do jemi gati nesër për maksimumin”, Gjimshiti për Poloninë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje…
Shqipëria luan ndaj Polonisë të enjten në orën 20.45, në sfidën që shkon për llogari të Play off të Botërorit. Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencë u shfaq mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti. “Sa e ndjen peshën e ndeshjes? Po sigurisht, e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr. Sa gati jemi? Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do...
Burimi:
sot.com.al