“Do ia dalim”/ Sylvinho optimist për play-off-in e Botërorit: Lojtarët janë mësuar të përballen me kombëtare të forta
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, shfaq besim të plotë në aftësitë e kuqezinjve për të përballuar fazën “play-off” të Botërorit 2026, duke e konsideruar këtë moment si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës së madhe amerikane. Në një intervistë për FSHF, tekniku brazilian ka analizuar rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikues, duke theksuar se përvoja e fituar ndaj kundërshtarëve si Serbia, Letonia dhe Andorra ka ndihmuar ndjeshëm në pjekurinë e skuadrës. Sipas tij, këto ndeshje i kanë mësuar lojtarët se si të luajnë përballë kombëtareve të rëndësishme dhe në takime vendimtare. Sylvinho e ka cilësuar barazimin në Letoni (1-1) si momentin më të vështirë të fushatës kualifikuese, por ka nënvizuar se reagimi i skuadrës më pas ishte i shkëlqyer, me fitore radhazi...
Burimi:
sot.com.al