Djokovic mposht Sinner dhe shkon në finalen e Australian Open, italiani dorëzon titullin

Djokovic mposht Sinner dhe shkon në finalen e Australian Open, italiani dorëzon titullin

30 Janar 2026 15:49 Telesport Pas një maratone që zgjati 4 orë, tenisti serb Novak Djokovic siguron finalen e Australian Open. Në gjysmëfinale, fituesi i 24 grand slam, mundi 3-2 italianin Jannik Sinner (3-6, 6-3, 4-6, 6-4, 6-4). Për Djokovic, kjo është finalja nr.11 në turneun e Melburn. Edhe pse Sinner ishte dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë e të tretë, Djokovic arriti ta përmbyste dhe më pas të triumfojë në setin final. Një ndeshje me shumë intensitet dhe rivalitet, ku të dy tenistët dhuruan spektakël në fushë. Sinner, që ka fituar dy edicionet e fundit, detyrohet kështu të dorëzojë titullin. Në finale, Djokovic do të sfidojë numrin 1 në botë, spanjollin Carlos Alcaraz, që më herët pat eliminuar gjermanin Alexander Zverev,...