“Djalli” zgjohet në minutat e fundit, Milani i shpëton turpit kundër Kremonezes

“Djalli” zgjohet në minutat e fundit, Milani i shpëton turpit kundër Kremonezes

Milani është përballur sot me Kremonezen në javën e 27 të Serisë A. Megjithëse një kundërshtar i lehtë në letër, Kremonezja i ka hapur probleme kuqezinjve. “Djalli” u zgjua vetëm në minutat e fundit të lojës. Pavloviçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 89 të takimit, ndërsa në minutën e 3-të shtesë Leao fiksoi shifrat në 0-3. Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e dytë në tabelën e renditjes. Ndërkaq, Kremoneze vijon të mbetet e pozicionuar e 17-a në klasifikimin e Serisë A./Sport Ekspres/