Djali i CR7 po çmend gjysmën e Europës, klubet e mëdha i kanë vënë sytë mbi të
17 Shkurt 2026 14:26 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo Jr. po rritet nën një presion të jashtëzakonshëm, pasi mban emrin e babait të tij, pesë herë fitues i “Topit të Artë”. Ashtu si djemtë e Zidane apo Messi, edhe ai përballet me pritshmëri të mëdha që nga hapat e parë në futboll. I lindur më 17 qershor 2010 në La Mesa, Kaliforni, “Cristianinho” është formuar në akademitë e Juventusit dhe Manchester United, përpara se të ndiqte të atin tek Al Nassr në Arabinë Saudite. Edhe pse pati dyshime për nivelin e zhvillimit sportiv, vendosmëria e tij nuk është lëkundur. Sipas mediave britanike dhe portugeze, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Inter po ndjekin nga afër progresin e tij, ndërsa Real Madridi ka shfaqur interes. Me Portugalinë U-16...
Burimi:
telesport.al