Dita kur Xabi Alonso shpërtheu: Nuk e dija që po vija të stërvitja në një çerdhe…
Largimi i Xabi Alonsos nga Real Madrid nuk shpjegohet vetëm nga shkarkimi në janar. Fundi i tij nisi të shkruhej javë përpara, me marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuara me dhomën e zhveshjes, sipas “Marca”. Sipas gazetës madrilene, ambienti u tensionua që nga fillimi i nëntorit, kur “divorci” i brendshëm ishte evident dhe jeta e përditshme në “Valdebebas” e bëri konfliktin të pandalshëm. Shkëndija erdhi gjatë një stërvitjeje. Jo një kritkë e zakonshme, por një shpërthim. “Nuk e dija që po vija të stërvitja në një çerdhe” (domethënë, se po stërviste fëmijë), thuhet se shpërtheu trajneri ndaj lojtarëve, frazë që hapi plagë të pashërueshme. Lojtarët e konsideronin stërvitjen “të lodhshme” për ngarkesën taktike, volumin e informacionit dhe kontrollin konstant mbi detajet. Kritika që përfshinin edhe...
Burimi:
telesport.al