Dita e “bishës” në “Bernabéu”…’ ironia e “GOAT”-it 40-vjeçar që ndali pothuajse gjithçka

Dita e “bishës” në “Bernabéu”…’ ironia e “GOAT”-it 40-vjeçar që ndali pothuajse gjithçka

Manuel Neuer, portieri 40-vjeçar me 124 ndeshje me Gjermaninë, ishte heroi i madh i Bayern Munich në fitoren 2-1 ndaj Real Madridit, në çerekfinalet e Champions League. “Është për të ardhur keq që nuk fituam 2-0, të them të drejtën. E dini sa i rrezikshëm është Real Madridi, edhe sonte e pamë. Patën disa raste dhe shpërdoruan të tjera. Jemi të kënaqur me fitoren, por na pret ende një detyrë e vështirë”, – deklaroi portieri për “Amazon Prime”, pas fitores së parë të Bayernit ndaj Real Madridit që nga viti 2012. Bayerni e festoi çmimin MVP të Neuer me një postim në X, duke e paraqitur si diell dhe me mesazhin: “Ti je rrezja ime e diellit, e vetmja rreze…” Në fushë, bavarezët e festuan duke i...