Disiplina “masakron Egnatian”, pezullime dhe gjoba për kampionët në fuqi

Disiplina “masakron Egnatian”, pezullime dhe gjoba për kampionët në fuqi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF ka zbatuar masat më të rënda ndaj KF Egnatia pas incidentit të fundit, duke shqiptuar gjoba dhe pezullime masive që godasin thellë kampionët aktualë të vendit. Ja vendimi nr. 34 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, datë 18.03.2026:1.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 2. KF Egnatia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/1, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. KF Egnatia, në...