Disiplina ‘i kyçi’ stadiumin për tetë ndeshje, drejtuesit e Flamurtarit nuk udhëtojnë sot drejt Shkodrës
Presidenti Sinan Idrizi dhe drejtuesit më të lartë të Flamurtarit kanë vendosur mos jenë sot prezent në Shkodër për sfidën mes Vllaznisë dhe Flamurtarit (16:30). Kjo revoltë e vlonjatëve ka ardhur pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) i dënoi që për tetë ndeshje në Vlorë mos ketë tifozë, kjo pas futjes së disa ultrasve vendas në fushë dhe grushteve ndaj futbolllistëve të Teutës në barazimin 2-2 të të premtes së shkuar. Për këtë, drejtuesit më të lartë të vlonjatëve do e lënë ‘vetëm’ sot ekipin dhe nuk do jenë në Shkodër.
Burimi:
sot.com.al