Disiplina/Gjobë dhe skualifikime për rrogozhinasit, dënime të ashpra për Flamurtarin

Disiplina/Gjobë dhe skualifikime për rrogozhinasit, dënime të ashpra për Flamurtarin

Fundjava e kaluar në futbollin shqiptar dhuroi shumë ngjarje që kanë shtyrë Komisionin e Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit që të veproje më grusht të hekurt dhe klubet që e kanë pësuar më shumë kanë qenë Egnatia dhe Flamurtari. Skuadra rrogozhinase përvecse është sanksionuar me një gjobë të majme prej 500 mijë lekësh për ndërprerjen e ndeshjes me Vllazninë, pa që trajneri Edlir Tetova, futbollisti Albano Aleksi dhe disa zyrtarë të saj të skualifikohen me disa ndeshje pezullim. Po kështu ka dënime edhe për Flamurtarin për shkak të ngjarjes shumë të shëmtuar në përfundim të ndeshjes me Elbasanin ku u regjistruan episode dhune që përfshinë edhe futbollistët. Klubi vlonjat u ndëshkua me një gjobë 300 mijë lekë, ndërkohë që dënim shumë më të rendë...