Disiplina/Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias

Disiplina/Gjoba të majme për Teutën dhe Vllazninë, pezullohet futbollisti i Egnatias

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit të futbollit në vend. Klubi i Teutës dhe Vllaznisë janë gjobitur me nga 100 mijë lekë (të rinj) për shkak të ndezjes së flakadanëve nga tifozët, gjë që cënoi sigurinë në stadium. Ndërkohë mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi është pezulluar me dy ndeshje nga aktiviteti për provokim dhe gjest të pahijshmë kundër spektatorëve në stadium. Gjobë dhe pezullim edhe te Vora, teksa zyrtarit të vorakëve, Bazio Tragaj, i ndalohet hyrja në çdo stadium për gjashtë ndeshje. Dënime edhe te Lushnja dhe Apolonia në Kategorinë e Parë. Kapiteni i fierakëve, Ersildjo Asllani për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarëve është pezulluar me katër ndeshje. Nuk kanë munguar as dënimet në kategoritë e tjera të...