“Disa qelbësirave pro serbë nuk i pëlqen ndërthurja Shqipëri-Kosovë”, Kushta: Vdekjen e prisja, por jo të tallësh Klodian Duron

“Disa qelbësirave pro serbë nuk i pëlqen ndërthurja Shqipëri-Kosovë”, Kushta: Vdekjen e prisja, por jo të tallësh Klodian Duron

Debati i zjarrtë i Klodian Duros në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” ka marrë jehonë të madhe në publik. Sokol Kushta ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si është trajtuar një personalitet si Klodian Duro nga i disa prej anëtarëve të panelit. Legjenda e Flamurtarit është shprehur në studion e “Mega Sport” në “A2 CNN” se nuk e priste një sjellje të tillë, e cila nuk do të kishte ndodhur kurrë në Shqipëri me personalitete të futbollit të shqiptarëve të Kosovës. Ai ka këshilluar edhe Nevil Deden që të mos shqetësohet në kryerjen e detyrës së tij si trajner i Ferizajit, pasi mes shumë dardanëve të mirë, ka edhe elementë pro serbë që nuk e pëlqejnë bashkëveprimin mes shqiptarëve...