Diouf ia dedikon golin e fitores Thuram-it: Është për të, më dha një asist të bukur

Diouf ia dedikon golin e fitores Thuram-it: Është për të, më dha një asist të bukur

5 Shkurt 2026 8:28 Alfred Lleshi “Ndjehem në formë të mirë, tani mund të luaj më shumë dhe përpiqem të jap maksimumin. Ky është një moment kyç i sezonit, por ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”. Këto ishin fjalët e Andy Diouf pas Inter–Torino, sfidë e vendosur pikërisht nga mesfushori francez. Diouf pati edhe fjalë të ngrohta për Marcus Thuram, që po kalon një periudhë jo të shkëlqyer: “Golin ia dedikoj atij, më dha një asist të bukur”. Ish-lojtari i Lens vazhdon të japë sinjale rritjeje. Edhe kundër Borussia Dortmundit, i aktivizuar në fund të lojës, ai arriti ta mbyllte takimin me golin e 2-0 përfundimtar. Tani Cristian Chivu ka një alternativë më shumë për mesfushën.