Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Dinamo triumfon në finalen e Superkupës, Duka: Një tjetër trofe që dëshmon punën e bërë
Dinamo ka përmbysur Egnatian me rezultatin 1-3 në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Ky është trofeu i dytë për “nëndetësen blu” në këtë vit kalendarik. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka përgëzuar Dinmo City-n për suksesin e përjetuar mbrëmjen e sotme. Ai ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtarare në “Facebook”, ku ka shkruajtur: “Urime Dinamo City-t për fitimin e Superkupës së Shqipërisë, një tjetër trofe që pason suksesin në Kupën e Shqipërisë 2024–2025 dhe dëshmon punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik. Urime stafit, futbollistëve dhe drejtuesve për këtë triumf të merituar. Urime edhe për Egnatian, fituesja e fundit e këtij trofeu, për një duel shumë korrekt dhe sportiv. Suksese të dyja ekipeve në vazhdimin e kampionatit”./Sport Ekspres/