Dinamo fiton derbin me Partizanin dhe ngjitet në krye të Superligës, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

Dinamo fiton derbin me Partizanin dhe ngjitet në krye të Superligës, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

Janë luajtur sot tri nga katër takimet e javës së 8-të të Superligës në volejboll për femra. Në pritje që në fushë të zbresin kryesueset e Pogradecit, që luajnë të shtunën në derbin juglindor ndaj Skënderbeut, në krye të renditjes është ngjitur Dinamo. Skuadra “blu” fitoi 3-0 në derbin kryeqytetas ndaj Partizanit (25-22, 25-21, 25-16). Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, por me një epërsi të lehtë të Dinamos, që ishte superior në fushë dhe e meritoi fitoren dhe tri pikët e radhës. Një fitore të rëndësishme korri edhe Tirana, që në fushën e saj mundi 3-0 Teutën (25-6, 25-15, 26-24). Durrsakët e nisën dobët ndeshjen, por e mbyllën duke rivalizuar. Po 3-0 fiton edhe Vllaznia, që në Shkodër mposhti 3-0 Korabin...