Dinamo fiton derbin e kryeqytetit me përmbysje spektakolare, Egnatia me ritëm kampioni

Dinamo fiton derbin e kryeqytetit me përmbysje spektakolare, Egnatia me ritëm kampioni

Janë lujtur sot dy ndeshjet e para të javës së 18-të për Abissnet Superiore, java e fundit për këtë sezon kalendarik. Në “Arenën e Demave, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinaos dhuroi 4 gola dhe një përmbysje spektakolare të “Bluve”. Partizani gjeti golin më Rrok Tomën, në fund të pjesës së parë. Pas krosimit perfekt të Vusal Isgandarli, Toma i harruar në zonë nga mbrojtësit blu, dërgoi me kokë topin në rrjetë. U desh edhe konfirmimi i VAR për golin, që e cilësoi të rregullt. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për të kuqtë. Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e madhe e Dinamos. Në minutën e 48-të, Dejvi Bregu tregon gjithë klasin e tij, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Në...