Dinamo e Tirana kthehen në “Arena Kombëtare” për derbin nr.3 të sezonit, duel për prestigj
Adriatik BALLA Superiorja do të kthehet në fundjavë me duele interesante dhe një derbi që flet shumë. Përballjet mes Dinamos dhe Tiranës janë një nga duelet më të fortë dhe më historikë të futbollit shqiptar. Ky derb i kryeqytetit ka dhënë emocione pafund dhe ka shënuar momente vendimtare për tituj, mbijetesë dhe nderin e qytetit. Historiku i fundit tregon një rivalitet të balancuar, ku asnjë nga skuadrat nuk ka dominim absolut, por secila ka pasur periudha dominimi dhe fitore të rëndësishme. Në dekadën e fundit, duelet kanë qenë shpesh të barabarta dhe dramatike. Në Superiore, ndeshjet kanë përfunduar me rezultate të ndryshme, si fitorja e shënuar 6-2 e Dinamos ndaj Tiranës më 3 dhjetor 2025, ose triumfi 4-0 i Tiranës ndaj Dinamos më 6 nëntor...
Burimi:
sot.com.al