Dinamo e Skënderbeu fitojnë edhe çerekfinalet e dyta, sigurojnë një vend në “final four” për titullin
Janë mbyllur të hënën ndeshjet çerekfinale të play off-it në volejboll për femra. Dinamo dhe Skënderbeu kanë siguruar nga një biletë për në gjysmëfinale, ku do të sfidojnë respektivisht Tiranën dhe Pogradecin. Në Durrës, ekipi i Dinamos fitoi 3-1 ndaj Teutës (25-14, 21-25, 25-17, 25-21). Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga kryeqytetasit, që edhe pse humbën një set ishin superiorë në fushë, duke e merituar kualifikimin. Në Korçë, skuadra e Skënderbeut mposhti 3-0 Partizanin (25-23, 25-23, 25-9). Kryeqytetasit luftuan fort në dy setet e para, duke shpresuar te fitorja, por gabuan në fund. Ndërsa seti i tretë ishte një formalitet, fituar nga Skënderbeu. Çerekfinale-Femra Nd.1, Dinamo – Teuta, 3-1 Nd.1, Skënderbeu – Partizani, 3-1 Nd.2, Teuta – Dinamo, 1-3 (0-2 me ndeshje) Nd.2, Partizani...
Burimi:
telesport.al