Dinamo e Dajës ka humbur busullën, Egnatia fiton në frymën e fundit ndaj “Bluve”

Dinamo e Dajës ka humbur busullën, Egnatia fiton në frymën e fundit ndaj “Bluve”

Egnatia-Dinamo, ndeshja hapëse e javës së 25-të në Abissnet Superiore, e luajtur në Rrogozhinë, është mbyllur 1-0 për vendasit, pas një goli në shtesën e pjesës së dytë. Momenti më deçiziv i pjesës së parë ndodhi në minutën e 10-të, ku pas një kontakti në zonë mes Bernard Berishës dhe portierit vendas Mario Dajsinani, arbitri kryesor i takimit, Enea Jorgji, drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Në momentin që Dejvi Bregu po bëhej gati për të ekzekutuar penalltinë, arbitri Jorgji anullon penalltinë dhe kartonin e verdhë për Dajsinanin, pasi u pa se Berisha ishte në pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Edhe pjesa e dytë ishte në ritmin e të parës, ku munguan rastet serioze për të dy ekipet. Rreziku i...