Dinamo do sulmues të ri, por një pengesë e madhe i prish planet

Dinamo do sulmues të ri, por një pengesë e madhe i prish planet

Dinamo pritet të jetë aktive në merkaton e janarit, megjithëse opsionet në këtë afat kalimtar, nuk janë të shumta. Trajneri Daja i ka kërkuar drejtuesve ndërhyrje në repartin e sulmit, pavarësisht se Dinamo ka aktualisht sulmin më të mirë në Shqipëri, duke iu referuar golave që kanë shënuar. Edhe stafi drejtues, ka premtuar se do të ketë ndërhyrje në merkato dhe fokusin kryesor, e ka reparti i sulmit teksa, edhe në repartin e mbrojtjes, mund të ketë ndërhyrje, sidomos në krahun e djathtë. Maliqi ka qenë titullar këtë sezon duke i marrë vendin Meksit, me këtë të fundit që duket se nuk është më ndër të preferuarit e trajnerit Daja. Edhe kur Maliqi ka munguar, Daja ka provuar shpesh herë eksperimente duke aktivizuar në të...