Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Dinamo argëton në Superkupë ndaj Egnatias, vjen trofeu i tretë, i pari sezonal
Dinamo City fitoi Superkupën e Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian 3-1 në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Skuadra blu triumfoi falë golave të Bregut, Nanit dhe Klevi Qefalisë, ndërsa për Egnatian realizoi Flamur Ruçi. Egnatia e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj, Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakajoko dhe Selmani. Dinamo City e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Neziri, Teikseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo dhe B. Berisha. Egnatia e nisi më mirë takimin dhe pas disa rasteve të krijuara arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 9-të me golin e Flamur Ruçit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për Egnatian. Në pjesën e dytë, Dinamo City reagoi dhe...