Dimarco, shifra prej “MVP”-je dhe rekorde të thyer: Megjithatë, pa trofe vlejnë pak…
2 Mars 2026 8:11 Alfred Lleshi Të biesh për t’u ngritur më i fortë. Federico Dimarco, në finalen e Mynihut preku një nga momentet më të vështira të karrierës, me një paraqitje nën nivel në skenën më të madhe. Pas largimit të Simone Inzaghit, trajnerit që i dha besim, shumë menduan se forma e tij ishte në rënie, por mbrojtësi i majtë zikaltër i përgënjeshtroi të gjithë. Sot është një nga kandidatët kryesorë për MVP në Serie A dhe po rishkruan rekordet. Me golin e bukur për 1-0 ndaj Genoa, arriti në 20 kontribute golash: 6 gola dhe 14 asistime. Ai barazoi rekordin e Massimo Oddo (2005/06) si mbrojtësi me më shumë gola dhe asistime në historinë e Serie A me 20 skuadra. Me 11...
Burimi:
telesport.al