Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Dilema e Tirana- Vllaznia/ Klasike ‘klasi’ apo klasike vuajtje?
Përgatiti: Erga Kenga Në kushte të tjera do të luhej në “Air Albania”… Sot ngjet ndryshe. Klasikja e futbolit shqiptar Tirana- Vllaznia, e inkuadruar për javën e 17-të Abissnet Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Vetë gjëndja e bardhebluve në fund të klasifikimit, ka bërë që gjërat të shihen më thjeshtë… Pikët janë jetike. Edhe pse kështu, sot Tirana pritet të vuajë edhe më shumë pasi përpos revolucionit të nisur me largime lojtarësh, ndaj shkodranëve mungojnë dy lojtarët më të mirë që ka në organikë. Sulmuesi Serxh Tabeku për kartonë dhe Blasie Ndong i angazhuar në Kupën e Afrikës 2025 me Guinenë Ekuatoriale, prishin mjaft punë te kjo skuadër plot probleme. Ndërkohë Vllaznia vjen në këtë takim pas 5 rezultateve mes barazimëve (3)...