Diego Costa flet “pa filtra”: Simeone më detyrohet gjysmën e rrogës. Mou? Një nga më të mirët

Diego Costa flet “pa filtra”: Simeone më detyrohet gjysmën e rrogës. Mou? Një nga më të mirët

27 Shkurt 2026 9:21 Alfred Lleshi Diego Costa rikthehet në qendër të vëmendjes, me stilin e tij të drejtpërdrejtë, këtë herë në podcastin “El camino de Mario”. Ish-sulmuesi i Atletico Madridit kujtoi momentet kryesore të karrierës, duke folur për trajnerë, zgjedhje të diskutueshme dhe marrëdhënie të veçanta. Në një moment ironik, ai iu drejtua Diego Simeones: “Brazilianët nuk janë si argjentinasit. ‘Cholo’, ti më detyrohesh gjysmën e rrogës”. Fjalia u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke rihapur debatet mes tifozëve për rolin e tij në vitet e arta të klubit. Costa shtoi: “Atletico Madridi është klubi më i rëndësishëm i karrierës sime, por edhe ai që më ka lënduar më shumë”. Pra, la të kuptohet se largimi drejt Chelsea në vitin 2014 mbetet një plagë...