Dhuna në Meksikë, Infantino i qetë dhe jep garanci: Gjithçka po shkon mirë, po monitorojmë situatën
26 Shkurt 2026 11:27 Telesport Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, shprehu besim në aftësinë e Meksikës për të pritur disa ndeshje të Kupës së Botës 2026, pavarësisht valës së dhunës në vend të lidhur me vdekjen e bosit të drogës Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera. Duke folur për mediat gjatë një eventi të organizuar nga Federata Kolumbiane e Futbollit, Infantino tha: “Jam shumë i qetë dhe ju siguroj të gjithëve se gjithçka po shkon shumë mirë. Gjithçka do të jetë fantastike”. “Kemi besim të plotë në Meksikë“, shtoi ai, duke thënë se: “Jam në kontakt të rregullt me autoritetet lokale dhe po monitorojmë situatën“. Edhe presidentja e vendit, Claudia Sheinbaum, përjashtoi çdo rrezik për tifozët e futbollit që udhëtojnë për në Guadalajara, duke thënë se të...
Burimi:
telesport.al