Dhjetëra milionë euro për Vedat Muriqin, Majorka e vendos në “ankand” pas formës së shkëlqyer
Vedat Muriqi nuk do të largohet nga Majorka lehtësisht, ndërsa po kalon një formë të shkëlqyer. Sulmuesi i klubit spanjoll është në kuotën e 14 golave në La Liga dhe vetëm Kilian Mbape ka bërë më mirë. Kështu Fenerbahçe nuk do sigurojë shërbimet e tij, për shifrën 12 milionë euro që është raportuar më parë. Majorka ka sinjalizuar gjigantët turq, që për Muriqin tashmë janë disa oferta. Klauzola e lirimit nuk bëhet e ditur zyrtarisht, megjithatë raportohet të jetë mes 40 dhe 50 milionë euro. 31-vjeçari është kthyer në kulmin e tij te Majorka. Vetë klubi spanjoll shpenzonte te Lacio rreth 9 milionë euro për ta afruar. Do të jenë të gatshëm ta largojnë, vetëm nëse bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro.
Burimi:
sot.com.al