“Dhimbje koke” për Sylvinhon, Hysaj dhe Broja me probleme, Muçi, Manaj dhe Mehmeti të shkëlqyer

“Dhimbje koke” për Sylvinhon, Hysaj dhe Broja me probleme, Muçi, Manaj dhe Mehmeti të shkëlqyer

Kuqezinjtë e Turqisë janë për momentin aseti kryesor i trajnerit Silvinjo, i cili është futur në ditët e rëndësishme të planifikimit në detaj të duelëve të play-off-it që mund të na japin mundësinë e realizimit të një ëndrre të madhe, atë të kualifikimit në Kupën e Botës. Dueli gjysmëfinal kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë, e ndoshta edhe një sfidë e mundshme finale nëse kalojmë me sukses këtë përballje të parë, do të vendosin me siguri edhe fatet e Silvinjos në përfaqësuesen tonë, pasi një dështim i mundshëm do të divorconte përfundimisht stafin teknik me Federatën Shqiptare të Futbollit. Fokusi, sidoqoftë, është te përgatitja e duel it me polakët. Të gjithë e dinë që Silvinjo është besnik, madje më shumë sesa duhet, i ideve...