Detroit humbet por mbron kreun në Lindje, fitore për Miami, Boston, Chicago e Clippers
Detroit u mund 131-129 nga Utah Jazz, por mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. George-Markkanen realizuan 61 pikë së bashku për Jazz. Jashtë fushe fiton ekipi i Miami, që mundi 126-111 Atlanta, takim ku u dallua Norman Powell me 25 pikë. Ekipi i Chicago, falë 59 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fitoi 109-102 ndaj Philadelphia. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Boston, që mundi 140-122 Indiana, ndeshje ku diferencën e bëri Jaylen Brown, autor i 30 pikëve. Mirë u paraqit edhe Phoenix, që falë 30 poikëve të Devin Booker, mundi 115-108 New Orleans jashtë fushe. Ndërsa skuadra Clippers mundi 119-103 Portland, ku Harden realizoi 34 pikë, mbështetur nga Lopez me 31 pikë dhe Leonard me 28 pikë. NBA-Rezultatet e sotme Atlanta...
Burimi:
telesport.al