Detroit fiton sfidën me Lakers, Oklahoma korr suksesin e 10 radhazi, Golden State feston në shtesë
Skuadra e Lakers u mund 113-110 nga Detroit, një përballje e fortë mes dy pretendentëve për titull në Konferencat përkatëse. Jenkins realizoi 30 pikë për Pistons, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Doncic për kalifornianët. Fitoren e dhjetë radhazi korri Oklahoma, që mundi 123-103 Philadelphia jashtë fushe. Për miqtë u dallua Alexander Shai me 22 pikë. Fiton pa probleme edhe San Antonio, që mundi 136-111 Miami. Wembanyama me 26 pikë e 15 rebound ishte më i miri në fushë. Pas kohës shtesë fiton Golden State, që mundi 137-131 Dallas. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 61 pikë. Fitore të rëndësishme korri ekipi i Chicago, që mundi 132-124 Houston (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), ndërsa Clippers mundën 129-96 Milwaukee (Leonard...
Burimi:
telesport.al