Detroit dominon në Konferencën e Lindjes, zhgënjen New York, Orlando synon zonën “play in”

Detroit dominon në Konferencën e Lindjes, zhgënjen New York, Orlando synon zonën “play in”

27 Mars 2026 8:18 Telesport Detroit Pistons konsolidon vendin e parë në Konferencën e Lindjes pas fitores 129-108 ndaj New Orleans. Ndeshje e komanduar nga Detroit (fitorja e 52-të sezonale), ku u dallua Jalen Duren, autor i 30 pikëve dhe 10 rebound. Zhgënjen skuadra e New York, që u mund 114-103 nga Charlotte, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në Lindje. Tri lojtarë të Charlotte realizuan mbi 20 pikë, ku më i miri ishte Knueppel me 26 pikë e 11 rebound. Në ndeshjen e tretë të luajtur sot, ekipi i Orlando mposhti 121-117 Sacramento. Banchero realizoi 30 pikë për vendasit, që falë këtij suksesi mbajnë ende gjallë shpresën për një vend në play in, ndërsa 33 pikë e DeRozan për miqtë...