Destinacion surprizë për Asllanin/ Detajet e reja me pagën dhe shifrat që po negocion Interi

Destinacion surprizë për Asllanin/ Detajet e reja me pagën dhe shifrat që po negocion Interi

Kristjan Asllani vazhdon të lidhet ngushtë në Turqi me një transferim te Beshiktashi. Mesfushori i Kombëtares tregohet si dëshirë e stafit teknik, ndërsa nga burime jozyrtare janë publikuar së fundmi disa detaje sa u përket shifrave. Fillimisht tregohet se paga mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro, për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë Interi do të përfitonte 1 milion euro nga ky huazim. Drejtuesit e Beshiktashit ndërkohë kërkojnë që të ulin sa më tepër opsionin e blerjes së kartonit. Aktualisht përflitet për 10 deri në 12 milionë euro. Po ashtu në fund mbetet për t’u vendosur, kalendari për kryerjen e pagesave. Një tjetër klub mjaft i interesuar për Asllanin mbetet edhe Paris FC. Këto të fundit mund të surprizojnë edhe me një blerje...