Dështuan vetëm në Kupën e Botës për Klube, Enrique: Gjashtë trofe në një sezon nuk janë keq

Dështuan vetëm në Kupën e Botës për Klube, Enrique: Gjashtë trofe në një sezon nuk janë keq

PSG ia doli të fitonte gjashtë nga shtatë trofetë e mundshëm për sezonin që lamë pas. Djemtë e Luis Enriques fituan edhe Kupën Interkontinentale kundër Flamengos, me portierin rus Matvey Safonov që priti katër penallti të futbollistëve brazilianë. Pas trofeut, trajneri Luis Enrique i PSG-së u shpreh i lumtur për këtë sukses. “Gjashtë trofe nuk janë keq. Treguam edhe një herë mentalitetin tonë fitues, atë që na shoqëroi sezon e fundit. Mungon edhe një ndeshje përpara se të marrim pushimet, por objektivi ynë nuk ndryshon, kërkojmë të luajmë futbollin tonë dhe të jemi fitues”, tha Luis Enrique mes të tjerash.