Dështoi në krye të FIGC, dorëhiqet Gravina
Hapi i tij i fundit; më22 qershor zgjedhjet për Presidentin e ardhshëm të Federatës. Momenti i së vërtetës ka mbërritur. Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Ky ishte një hap i domosdoshëm pas katastrofës së Zenicës, e cila i kushtoi Italisë Kupën e Botës të tretë radhazi. Ish-numri një në futbollin italian dha dorëheqjen në prani të të gjitha organeve drejtuese të sistemit italian të futbollit (Serie A, Serie B, C, amatorë, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Lojtarëve) gjatë takimit të sotëm të mbajtur në selinë e FIGC në Romë. Njëkohësisht me dorëheqjen e tij, Gravina ka shpallur zgjedhjet për 22 qershor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Federatës. Favoritët për ta pasuar atë janë...
Burimi:
sportiim.al