Dështimi i Italisë/ Ministri i Sportit: Do kërkoj dorëheqjen e Gravinës

Dështimi i Italisë/ Ministri i Sportit: Do kërkoj dorëheqjen e Gravinës

U mund me penallti nga Bosnja, Italia futboll mbetet jashtë në 3 Botërore radhazi. I gjithë vendi duke mos e kapërdirë këtë fakt, ka shigjetuar jo vetëm lojtarët por gjithë hallkat drejtuese. “Është e qartë për të gjithë se futbolli italian duhet të rindërtohet dhe se ky proces duhet të fillojë me një ripërtëritje të lidershipit të FIGC-së”, deklaroi Ministri i Sportit Andrea Abodi në një deklaratë. “Qeveria ka demonstruar konkretisht, gjatë viteve, angazhimin e saj ndaj të gjithë lëvizjes sportive italiane. Unë besoj se është objektivisht e pasaktë të përpiqesh të mohosh përgjegjësinë e saj për dështimin e tretë radhazi në Kupën e Botës, duke akuzuar institucionet për dështim të supozuar dhe duke nënvlerësuar rëndësinë dhe profesionalizmin e sporteve të tjera”, shtoi ai. Ai...