Dëshira e madhe e Flick është sulmuesi 19-vjeçar, vetëm se kosto e tij është e frikshme për Barcelonën

Dëshira e madhe e Flick është sulmuesi 19-vjeçar, vetëm se kosto e tij është e frikshme për Barcelonën

15 Shkurt 2026 17:35 Telesport Yan Diomande është padyshim një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në treg. Anësori nga Bregu i Fildishtë ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të tij te Leipzig, në sezonin e tij të parë te klubi gjerman. 19-vjeçari u transferua verën e kaluar nga Leganes te Leipzig për 20 milionë euro, duke firmosur për gjermanët deri në vitin 2030 dhe me një klauzolë largimi 100 milionë euro. Diomande është dëshira e madhe e Flick për sezonin e ri, pasi trajneri gjerman e sheh 19-vjeçarin si profilin e duhur për të plotësuar sulmin si dhe për t’u alternuar me Raphinha-n. Përveç Barcelonës, klube të tjera të interesuara për Diomande janë edhe Bayern, Chelsea, Liverpool, PSG...