Deri në 2028-ën bardhezi, Spaleti rinovon me Juven

Deri në 2028-ën bardhezi, Spaleti rinovon me Juven

Luçiano Spaleti mbërriti në klubin bardhezi në tetor 2025. Ai tani ka nënshkruar një rinovim kontrate me Juventusin deri në vitin 2028. Njoftimi u parapri nga një video e postuar në Instagram, në të cilën trajneri i lindur në Çertaldo ua dha lajmin lojtarëve dhe shpjegoi arsyet pas tij. Kjo është deklarata zyrtare e klubit: “Jemi shumë të kënaqur që kemi zgjatur kontratën e Lucianos për dy sezone të tjera”, tha Damien Komoli, CEO i Juventus FC. “Që kur Luciano iu bashkua familjes sonë të madhe të Juventusit, ai ka pasur një ndikim shumë pozitiv te lojtarët tanë, në të gjithë Klubin dhe në të gjithë komunitetin bardhezi. Ishte menjëherë e qartë për të gjithë se Luciano ishte personi i duhur për të udhëhequr ekipin...