Dërgoi Kuraçaon në Botëror, Advokat dorëhiqet
Pas kualifikimit historik të Kuraçao-s për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, Dik Advokat ka dhënë dorëheqjen si trajner. Siç raportohet nga federata, Fred Ruten do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar. Advokat shpjegoi se duhet ta mbështesë vajzën e tij, e cila po vuan nga probleme shëndetësore: “Gjithmonë kam thënë se familja vjen para futbollit. Ky është një vendim i natyrshëm. Do të më mungojë shumë Curaçao, njerëzit e tij dhe kolegët e mi. Jam krenar për lojtarët, stafin dhe anëtarët e bordit që besuan tek ne.” Kuraçao është vendi më i vogël në botë që është kualifikuar ndonjëherë për Kupën e Botës. Ekipi kombëtar tani është në duart e Ruten, ish-trajnerit të Tvente, PSV, Fejenord dhe Shalke 04....
Burimi:
sportiim.al