Derbi sërish i kuq, Partizani mund Tiranën në kryeqytet dhe i afrohet Final 4
Partizani vijon të mbajë epërsinë në derbin e kryeqytetit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Tiranës në stadiumin Air Albania Stadium. Sfida u karakterizua nga dy tablo të ndryshme loje. Në 45 minutat e para, të kuqtë dominuan plotësisht në çdo repart, duke kontrolluar ritmin dhe duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës. Përveç golave të shënuar, Partizanit iu anulua edhe një tjetër realizim, duke treguar epërsi të dukshme ndaj rivalit historik. Në pjesën e dytë, Tirana reagoi dhe mori më shumë iniciativë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e kuqe. Bardheblutë iu afruan golit në disa raste, por fati nuk ishte me ta, pasi tentativa e tyre u ndal nga traversa dhe shtylla, ndërsa mbrojtja e Partizanit qëndroi e organizuar deri në fund....
Burimi:
sot.com.al