Derbi nuk i shpëton ndëshkimëve, Disiplina prek të gjitha shtresat

Derbi nuk i shpëton ndëshkimëve, Disiplina prek të gjitha shtresat

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 19.02.2026 FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të nenit 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. KF Vllaznia, për mosmarrjen e masave...