DERBI MË I ÇMENDUR NË BRAZIL; 23 KARTONË TË KUQ DHE KAOS TOTAL (video)

DERBI MË I ÇMENDUR NË BRAZIL; 23 KARTONË TË KUQ DHE KAOS TOTAL (video)

9 Mars 2026 10:57 Alfred Lleshi Finalja e “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético MG hyri në historinë e futbollit me një rekord absurd: 23 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq. Ndeshja, e nisur për trofe, përfundoi në një përleshje masive që përfshiu pothuajse të gjithë futbollistët. Rezultati 1-0 në favor të Cruzeiro u bë krejt i parëndësishëm pas vërshëllimës finale. Te Cruzeiro, 12 lojtarë morën kartonë të kuq, përfshirë portierin Cássio, mbrojtësin Fabrício Bruno dhe sulmuesin Kaio Jorge. Atlético MG nuk mbeti pas në këtë drejtim; 11 lojtarë të tij u “skuqën”, mes tyre Hulk, Junior Alonso dhe Renan Lodi. Arbitri u detyrua të përdorte kartonin e kuq për pothuajse çdo lojtar në fushë dhe në stol, duke krijuar skena kaotike që kanë...