Derbi mbyllet me fitoren e Partizanit 2-0

Derbi mbyllet me fitoren e Partizanit 2-0

Është mbyllur me fitoren e Partizanit, 2-0 derbi i kryeqytetit i mbajtur në “Air Albania”.Takimi i vlefshëm për “Abissnet Superiore” nisi me ritëm të shpejtë dhe të dyja skuadrat krijuan raste për të shënuar.Të dy golat erdhën në pjesën e parë nga Sidibe dhe Isgandarli dhe pavarësisht tentativave, Tirana nuk arriti ta ndryshojë rezultatin.Me këto tre pikë Partizani renditet në vendin e pestë me 33 pikë në total, ndërkohë që Tirana shkon në vendin e tetë me 21 pikë.