DERBI I NDEZUR: 5 gola, Zubimendi vendimtar, Garnacho i padorëzuar. Gjysmëfinalja e vajtjes Chelsea-Arsenal shkoi për ekipin e Artetas (VIDEO)
Me fitoren e sotme në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e EFL Cup (Carabao Cup) Arsenali ka hedhur një hap shumë të madh drejt finales, pasi ka triumfuar 3-2 në vajtje, në një përballje spektakolare dhe të mbushur me emocione deri në minutën e fundit. Ndeshja e kthimit do të luhet në 4 shkurt në “Emirates”. “Topçinjtë” e nisën ndeshjen fort dhe kaluan në epërsi që në minutën e 7-të, kur Declan Rice ekzekutoi saktë një goditje nga këndi dhe Ben White u ngrit më lart se të gjithë për të realizuar me kokë. GOLI I BEN WHITE – VIDEO Goli u rishikua nga VAR-i, por u konfirmua, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e hershëm. Pjesa e parë u karakterizua nga raste...
Burimi:
telesport.al