Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Natyrisht, nuk mund të mungonin vendime për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Për sjellje të gabuar të tifozëve, të kuqtë janë gjobitur me 50 mijë lekë, ndërsa bardheblutë janë gjobitur me 100 mijë lekë.     VENDIMET: FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të nenit 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore...