Denver mund Phoenix në sekondën e fundit, New York e Cleveland në zonën play off

Denver mund Phoenix në sekondën e fundit, New York e Cleveland në zonën play off

New York korri sot fitoren e shtatë radhazi, duke mundur 121-116 New Orleans dhe mbetet në garë për vendin e dytë në Lindje. Jalen Brunson ishte ai që bëri diferencën në fushë për vendasit, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për nju-jorkezët. Fitore në frymën e fundit korri edhe Denver, që mundi 125-123 Phoenix jashtë fushe, në një duel të fortë. Tjetër ndeshje e mirë e Nikola Jokic, me një “triple double” (23 pikë, 17 rebound, 17 asist), ndërsa 22 pikët e Booker për vendasit mbetën për statistikë. Charlotte arriti një fitore të thellë 134-90 ndaj Sacramento dhe qëndron në zonën play in. Coby White me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë. Fiton edhe ekipi i Cleveland, që falë 42 pikëve të Donovan...