Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli
Trajneri Ryan Hamilton, është dënuar me 12 vite përjashtim nga çdo aktivitet futbollistik pas akuzave të rënda për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe abuzive ndaj lojtareve të tij te skuadra e Sutton Coldfield. Sipas dokumenteve të Federatës Angleze, Hamilton akuzohet për dërgimin e fotove dhe videove të turpshme përmes platformave Snapchat dhe WhatsApp drejt futbollisteve. Komisioni disiplinor konstatoi gjithashtu se ai përdorte një gjuhë agresive dhe frikësuese, duke poshtëruar sportistet deri në atë pikë sa disa prej tyre kërkonin të largoheshin nga futbolli. Pesë vajza denoncuan sjelljen e tij në policinë e Birmingham-it në tetor të vitit 2024, duke paraqitur prova për një periudhë dyvjeçare. Ndonëse Hamilton i ka mohuar akuzat dhe nuk ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet, FA vendosi masën drastike të pezullimit. Sipas...
Burimi:
javanews.al