Deni Xhepa “i fiksuar” me vendin e 34-t, skiatori kuqezi mbyll edhe garën e sllallomit gjigand në Olimpiadë

Deni Xhepa “i fiksuar” me vendin e 34-t, skiatori kuqezi mbyll edhe garën e sllallomit gjigand në Olimpiadë

14 Shkurt 2026 17:16 Telesport Skiatori kuqezi Deni Xhepa ka vijuar rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”, duke garuar sot në disiplinën e sllallomit gjigand. Ashtu si pak ditë më parë në garën e super-gjigandit edhe sot ai u rendit në vendin e 34-t Një pozicion i mirë duke patur parasysh se në këtë garë morën pjesë 81 skiatorë. Xhepa pati këtë pozicion edhe pas zbritjes së parë, duke i përfunduar të dyja zbritjet, por pa mundur dot të kalojë mes 30 më të mirëve. Pas zbritjes së parë, Deni Xhepa dha kohën 1’20”57, ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatorit kuqezi është 1’15”34. Kështu, pas dy zbritjeve, ai dha kohën e përgjithshme 2’35”91, duke u klasifikuar në vendin e 34-t. Koha...