Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës e zhvilluar ditën e djeshme, e diel 12 prill nuk kaloi pa trazira. Policia e Shkodrës procedoi në gjendje të lirë gjashtë persona pasi në përfundim të takimit dëmtuan stolat në stadiumin “Loro Boriçi” si dhe i hodhën ato në fushën e blertë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; L. L., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive’. Pasi më datë 12.04.2026, në përfundim të ndeshjes midis ekipeve të futbollit ‘Vllaznia...
Burimi:
javanews.al