Dëmtimet bllokojnë Elbasanin, ja kush pritet të rikthehet për Kupën Share

Dëmtimet bllokojnë Elbasanin, ja kush pritet të rikthehet për Kupën Share

Skuadra e Elbasanit po vijon normalisht fazën përgatitore, duke mos lejuar që pushimet e festave të ndikojnë në ritmin e punës. Vetëm dy ditë pushim janë konsideruar të mjaftueshme nga stafi teknik, ndërsa menjëherë pas tyre ekipi është rikthyer në fushë. Seancat stërvitore po zhvillohen me intensitet dhe me ngarkesë të kontrolluar, në mënyrë që lojtarët të arrijnë formën optimale pa rrezikuar probleme të reja fizike. Trajneri Gvozdenoviç po i kushton rëndësi të veçantë aspektit mental, përveç atij fizik dhe taktik. Ai ka kërkuar nga futbollistët e tij impenjim maksimal në çdo seancë, duke theksuar se sezoni duhet të nisë me seriozitet dhe ambicie. Sipas teknikut, vetëm përmes punës së vazhdueshme dhe përqendrimit të plotë, Elbasani mund të ndërtojë një ecuri pozitive dhe të qëndrueshme....