Dëmtim muskulor në pulpën e majtë për Lautaro Martinez, ja ndeshjet që do të humbasë
20 Shkurt 2026 14:09 Alfred Lleshi Parashikimet negative të një dite më parë janë konfirmuar nga vizitat mjekësore. Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor në muskulin soleus të pulpës së majtë, i marrë në mbrëmjen e pafat të Champions League ndaj Bodo/Glimt në Norvegji. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave, ndërsa mungesa në derbi konsiderohet pothuajse e sigurt, pasi pritet të qëndrojë jashtë të paktën 3 javë, me mundësi deri në një muaj. Argjentinasi do të humbasë të paktën 5 ndeshje, por numri mund të shkojë në 9, në varësi të shkallës së dëmtimit. Klubi zikaltër njoftoi: “Lautaro Martinez iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve klinike dhe instrumentale në ‘Institutin Humanitas’ në Rozzano. Analizat evidentuan një dëmtim muskulor në soleusin e këmbës...
Burimi:
telesport.al